Milani është një U25, e tha edhe Edi Reja: Italia nuk ka vitaminë D!

Natyrisht, klubet e tjerë të Serisë A kanë shpenzuar më shumë, mjafton të kujtojmë Juventusin apo Interin, por gjithsesi ky kampionat nuk është në nivelet financiare dhe sportive të dikurshme. Siç tha një ditë, në konferencë për shtyp, trajneri i Shqipërisë, Edi Reja, “në Itali nuk ka më vitaminë D”. “Vitamina D” është paraja, në italisht “denaro”, dhe mungesën e saj e tregon më së miri strategjia e Milanit.

Skuadra me famë të madhe (7 herë kampione e Europës, 18 herë kampione e Italisë) ka sot një moshë mesatare 24 vjeç e 100 e ca ditë, pra mund të thuhet se është një U25. Kjo është në linjë me strategjinë e pronarëve dhe drejtuesve të rinj, për të mos marrë yje të shquar, por lojtarë të rinj e të talentuar, që mund të bëhen yje. Klube si Crvena Zvezda apo Dinamo e Zagrebit mund ta kuptojnë shumë mirë këtë, pasi ata sigurojnë mbijetesën e tyre financiare në këtë mënyrë.

Sfidanti.al