Dibala dhe PSG shkatërruan ëndrrën e Juves për Nejmarin

Një dyshe ëndrrash mund të kishte qenë e vështirë për t’u përmbajtur në Champions. Juventusi e tentoi këtë, dhe bëri ofertën e tij tek Paris SG për Nejmarin, që ta vinte në krah të Kristiano Ronaldos. Oferta e kampionëve të Italisë, për kampionët e Francës, zbulohet nga gazeta më e afërt me Juventusin, “Tutosport” e Torinos, e cila shkruan se do të jepeshin 100 milionë euro, plus Paulo Dibalën për t’ia arritur qëllimit.

Dibala, ndërkaq, vendosi të mos largohej, dhe askush nuk mund të dilte kundër vullnetit të tij në këtë rast, me Juven që nuk kishte mundësi të tjera për të manovuar. Edhe vetë PSG nuk e pranoi ofertën italiane, pasi kërkonte të rikuperonte më shumë nga 222 milionë eurot që shpenzoi në 2017 për Nejmarin. Së fundi, edhe vetë futbollisti pati prioritet kthimin në Spanjë, në radhë të parë tek Barcelona, por thuhet edhe tek Reali.

Sfidanti.al