Messi rrëfehet: Zidane, i vetmi futbollist të cilit i kam kërkuar fanelën

Edhe futbollistët kanë heronjtë e tyre në fushën e lojës dhe shpesh i kërkojnë ata në fund të ndeshjeve. Nuk janë të paktë ata që e kanë bërë të mundur shkëmbimin e fanelave me idhujt e tyre dhe Messi nuk bën përjashtim edhe pse për 5 herë fituesin e Topit të artë, kjo gjë nuk është se ka ndodhur shpesh. ‘Nëse ka ndonjë argjentinas e shkëmbej fanelën me të, në rastet të tjera ia iap fanelën time atij që e kërkon-tregon ylli i Barcelonës. Megjithatë edhe Messi ka kërkuar dikë me të cilin shkwmbeu fanelwn edhe pse ka ndodhur vetëm një herë jetën e tij. Vite më parë, kur trajneri aktual i Realit të Madridit ishte ende në fushën e lojës, u pa me fanelën e Messit në dorë. ‘Zidane është i vetmi lojtar të cilit i kam kërkuar fanelën-vijon rrëfimin e tij Messi. Tani pas kaq shumë vitesh gjërat kanë ndryshuar, Zidane është në rolin e trajnerit, ndërsa Messi mund të mburret me fitimin e vazhdueshëm të titujve, por rivaliteti ka mbetur i njëjti, pasi nga njëra anë është Barcelona, e nga ana tjetër është Reali i Madridit.