Gabimi ‘foshnjarak’ i Cuadrados; zbulon uniformën e re të Juventusit në rrjetet sociale.

Përgjegjësit e sektorit të marketingut të juventusit nuk do të jenë shumë të kënaqur me Juan Cuadradon. Futbollisti kolumbian, një ndër më të mirët e Zonjës së Vjetër në këtë sezon, bëri një gabim foshnjarak duke publikuar në profilin e tij në Instagram ku ai shfaqej i veshur me fanelën e Juventusit të sezonit të ardhshëm me logon e re të kampionëve të Italisë. Pas pak minutash Cuadrado e fshiu postimin e tij, por ishte shumë vonë. Ndjekësit e tij e kopjuan foton e tij dhe tashmë ajo po bën xhiron e botës.