Hej Bravo, mos u llasto! Ne jemi anglezë, thotë Geri Nevil!

Ishte derbi edhe për të, ndonëse tashmë si komentator futbollit. Geri Nevil, veçse, nuk mund t’i harronte kaq shpejt ditët e tij si futbollist, ndërsa ndiqte përballjen Siti-Junajtid në “Etihad”. Në një moment, portieri vendas, Klaudio Bravo, mbeti i dëmtuar dhe më pas mjekët sollën në fushë barrelën për ta larguar në fushë. Dëmtimi për portierin nga Kili u mor vesh se ishte në pulpën e këmbës, veçse Nevil u nervozua shumë, kur u soll barrela.

“Një barrelë për një dëmtim në pulpë?, – tha ai i habitur, – oh, jo ju lutem. Për 20-25 minuta ai nuk bëri asgjë. Më pas, ndërsa u mendua i dëmtuar, ai goditi edhe topin. Le të më falë nëse po gaboj, por ai ka vetëm një dëmtim në muskul”. Nevil është pjesëtar i dikurshëm i Mançester Junajtidit, kur u krijuar skuadra e “bebeve të Fergit”. Ai ishte në krah të vëllait të tij, Fil, të Bekamit, Gigsit, Niki Batit dhe Pol Skoullsit, në një nga brezat më të mëdhenj të klubeve në Angli.

Nevil gjithnjë ka qenë anglez tipik në mentalitetin për lojën, duke favorizuar futbollin e ashpër, pa shumë vërshëllima të gjyqtarëve.

Sfidanti.al