Antonio Konte mund të kishte pasur një karrierë tjetër nëse nuk do të kishte takuar dikë në fillimet e karrierës së tij si futbollist. Në moshën 22-vjeçare kaloi nga Leçe tek Juventusi dhe nuk e pati të lehtë të përshtatej nga province në klubin më të madh të Italisë, ku luanin Roberto Baxhom apo Toto Skilaçi. Madje, në një ndeshje ndërkombëtare ndaj Bajernit, pasimi i tij i gabuar prapa shkaktoi gol të gjermanëve që dolën fitues. Konte ndjeu përgjegjësi, por për fatin e tij trajner i Juventusit ishte i madhi Xhovani Trapatoni.
“Trap” e ngushëlloi Konten e ri dhe e këshilloi ta hiqte mendjen nga gabimi, por të mendonte për të ardhmen. “Antonio ishte një lojtar me zemër të madhe, – tregon sot ish-trajneri 78-vjeçar, – gjithmonë i vëmendshëm, kurioz që nuk dorëzohej kurrë. Ai ishte i thjeshtë dhe pa pretendime. Një nga të mëdhenjtë e thjeshtë”. Trapatoni vlerëson sasinë e punës së Kontes dhe zgjuarsinë që e ndihmonte të luante në disa pozicione.
“Konte nuk ishte shumë i talentuar, por ishte i fortë në karakter, në mentalitet, në shpirtin e sakrificës, cilësi kyçe për të qenë trajner. Për Trapatonin , njerëz si Antonio Konte janë të suksesshëm kudo ku shkojnë.
Sfidanti.al