Mesi “snobon” Barcelonën, Al Hilal i jep 400 milionë euro në sezon

Kjo do të thotë se superylli argjentinas do të fitojë dyfishin e Kristiano Ronaldos, ndërsa do të jenë që të dy në të njëjtën ligë. Lionel Mesi do të luajë, mesa duket, për Al Hilalin në Arabinë Saudite duke nisur nga sezoni i ardhshëm, dhe sipas mediave katalanase (gazeta “Sport), marrëveshja do të njoftohet të martën. E pra, nuk do të ketë kthim tek Barcelona, as kalim në SHBA, ndërsa marrëveshja totale për Mesin në Arabinë Saudite mund të arrijë në mbi 2.3 miliardë euro.

Sfidanti.al