Bajerni duhet të “thyejë bankën” për Deklan Rajsin!

Nuk dihet nëse do të arrijë ta marrë, pasi duket se kapiteni i Uest Hemit kërkon vetëm Premier Ligën, dhe favorit mbetet Arsenali. Gjithsesi, Bajerni i Mynihut nuk heq dorë nga Deklan Rajsi, pavarësisht nga rrethanat, dhe pavarësisht nga fakti se kartoni i mesfushorit vlerësohet tepër lart. Mediat gjermane thonë se bavarezët janë optimistë, ndërsa do të duhet të “thyejnë bankën” për ta marrë anglezin, pasi Uest Hemi kërkon 100 milionë euro.

Sfidanti.al