Man. Siti-Man. Junajtid, kush do ta fitojë sot Kupën e Anglisë

Dy skuadrat e mëdha të qytetit ndeshjen në orën 16:00 në finalen e “Uemblit”, dhe interesimi është i madh. Nuk ndodh shpesh një derbi në nivele të tilla, dhe Siti cilësohet favorit, ndonëse nuk ka asnjë siguri për t’ia dalë. Kampionët e Anglisë do të luajnë dy finale, këtë të sotmen dhe pastaj atë me Interin në Champions. Siti ka fituar 5 kupa me Guardiolën, por ka humbur 4 nga 6 vizitat e fundit në “Uembli”, duke mos shënuar në tre prej tyre. “Qytetarët” kanë 6 kupa të fituara në 11 finale, dhe kjo do të jetë e 12-ta. Junajtidi ka 21 finale bashkë me këtë që do të luajë sot, rekord bashkë me Arsenalin.

Tek Siti kthehen De Brujne, Grilish, Dias dhe Akanxhi, që kanë pasur dëmtime, por tani janë “pak a shumë mirë”. Nuk dihet se cili do të jetë formacioni, duke pasur parasysh finalen ndaj Interit. Në portë do të jetë Ortega dhe jo Ederson. Në fushë do të jenë Gyndogan, Silva, Foden dhe Haland. Junajtidit i mungojnë Antoni, Marsial, Lisandro Martinez, Zabicer, Van de Bek. Garnaço pritet në fushë, ashtu si Rashford.

Sfidanti.al