Interi jep 10 milionë euro shpërblim për lojtarët për Championsin

Presidenti Çang ka marrë vendimin me shpresë që kjo do të nxisë futbollistët që të luajnë edhe më fort në finalen e Ligës së Kampionëve kundër Mançester Sitit. “La Gazeta delo Sport” shkruan se numri 1 i klubit do të shkojë bashkë me skuadrën që të enjten në Stamboll, ku finalja luhet në fundjavë. Shpërblimi prej 10 milionë eurosh do të ndahet mes lojtarëve dhe stafit teknik, ndërsa klauzolat në kontrata kanë shpërblimet e tyre në rast fitoreje të Championsit.

Sfidanti.al