Këtë vit duket shumë e vështirë të përcaktosh një lojtar që të jetë favorit për çmimin e madh të Frans Futbollit dhe të FIFA-s, ndonëse disa yje edhe mund të veçohen. Jorginjo është kandidat i fortë pasi fitoi Kampionatin Europian me Italinë, si dhe Championsin me Çelsin, edhe pse lojtari më i mirë në Euro 2020 doli Xhixho Donaruma, portieri italian. Padyshim që në garë është gjithnjë Lionel Mesi që fitoi Kupën e Amerikës me Argjentinën, duke u shpallur lojtari më i mirë dhe bashkëshënuesi më i mirë. Kilian Mbape është kandidat edhe pse Paris SG dështoi në Champions e në kampionat dhe Franca dështoi në Europian.
Sfidanti.al