Dortmundi bën shaka për fatin e Halandit: Është që tani në Angli!

Kështu u përgjigj duke qeshur drejtori sportiv, Mikael Cork, ndërsa u ngacmua se përse sulmuesi londinez nuk u bashkua me shokët e skuadrës, në ditën e parë të stërvitjes për sezonin e ri. Halandi nuk ishte nën urdhërat e trajnerit Roze, ndërsa Cork tha duke qeshur se “mesa duket, ai është që tani në Angli”. Gjithsesi, kjo gjë mund të ndodhë shpejt, pasi Çelsi po bën gati një ofertë të madhe për sulmuesin e Dortmundit. Ish-ylli norvegjez, Fjortoft, informon se “kam marrë vesh nga burimet e mia se Çelsi po bëhet gati të testojkë rezistencën e Dortmundit, dhe gjermanët nuk do të refuzojnë një ofertë prej 175 milionë eurosh”.

Sfidanti.al