Pamjet filmike “të transkriptuara” në mediat britanike tregojnë se trajneri i Anglisë kishte ndërmend të nxirrte për të gjuajtur penalltitë edhe portierin Xhordan Pikford si dhe mesfushorin Kalvin Filips. Kjo, nëse do të kishte vazhduar seria e penalltive, gjë që nuk ndodhi pasi Bukajo Saka e humbi 11-metërshin e pestë. Mediat angleze pyesin sërish me shpoti se “ku ishin Grilish dhe Stërling?” Vetë Grilish, që u kritikua shumë nga Roi Kin, deklaroi se ai i kishte kërkuar Sauthgejtit që ta gjuante një penallti, por kjo nuk ishte pranuar, të paktën jo në pesëshen e parë.
Sfidanti.al