Ivanisheviç: Gjokoviç më i mirë i historisë, arrin në 30 Grand Sleme!

Djemtë më të rinj po nxitojnë t’i afrohen dhe ta ndalojnë, por deri tani askush nuk ia ka dalë. As vetë Rafael Nadali në “shtëpinë e tij” në Rolan Garos, nuk ka mundur të thyejë këtë vit Novak Gjokoviçin dhe trajneri i tij, Goran Ivanisheviç, thotë se tenisti serb është më i miri i historisë. “Kjo histori, se kush është numri 1 i të gjitha kohëve, – tha kroati i famshëm, – do të pëfundojë pas US Openit. Nole do të fitojë dhe do t’i japë fund kësaj”. Ivanisheviç është trajneri i Gjokoviçit dhe gjykon se numri 1 i botës mund të arrijë deri në 30 Grand Sleme, edhe pse është sot 34 vjeç. Tenistë më të rinj si Berretini, Tim, Zverev, Medvedev apo Cicipas për momentin nuk arrijnë ta thyejnë kampionin nga Serbia që ka 20 Grand Sleme, po aq sa Federeri dhe Nadali, dhe që fitoi Uimbëlldonin e gjashtë personal.

Sfidanti.al