Mesi ka 7 Topa të Artë ndaj 5 të Ronaldos, por CR7 ka 200 vota më shumë!

Flasim për një llogaritje të të gjitha votave që kur dy yjet hynë në garën për çmimin prestigjioz të “Frans Futbollit”. Nëse Lionel Mesi ka dy trofe më shumë sesa Kristiano Ronaldo, portugezi është më lart në numrin total të votave. Sipas statistikave, CR7 ka marrë 3 781 vota gjithsej, ndërsa argjentinasi ka 2 574, që do të thotë 207 vota më shumë për Kristianon. Gjithsesi, nuk duhet harruar se Ronaldo ka hyrë në garën për Topin e Artë më shpejt se Leo, në 2004 e 2005, ndërsa ky i fundit hyri në 2006. Po ashtu, nuk duhet harruar se deri në 2008, Ronaldo arriti në 23 vjeç, ndërsa Mesi ishte 21, dhe ende nuk ishte bërë “violinë e parë” tek Barcelona. Është pikërisht kjo periudhë në të cilën Kristiano mori 204 vota më shumë sesa rivali i tij i madh, ndërsa pas vitit 2008, janë në kuota të barabarta. Si numër të Topave të Artë, Mesi ka 7 që do të thotë rekord, ndërsa Ronaldo ka 5.

Sfidanti.al