Sa shumë dëshira ka Ralf Rangniku nga “babagjyshi” i Vitit të Ri!

Të bindë Erling Halandin se e ardhmja e tij më e ndritur do të ishte në “Old Trafor”. Të bashkohet sërish me ish-nxënësin e tij, Timo Verner që tani është tek Çelsi. Të marrë nga ish-ekipi i tij, Lajpcigu, dy lojtarë të tillë si Kristofer Nkunku dhe Amadu Haidara. Kjo është (për momentin) lista e dëshirave të Ralf Rangnikut, sipas mediave angleze, ndërsa trajneri gjerman vuri këmbë për herë të parë në “Old Traford”. Në pritje të marrjes së lejes së punës, ai e ka të gjithë të drejtën që të ëndërrojë, ndonëse nga ai priten fakte konkrete. Rangniku vizitoi stadiumin ndërsa doli nga karantina pas tamponeve të kryer. Ai u shoqërua nga drejtori i futbollit, Xhon Martog, ndërsa është e sigurt se sot nuk do të jetë në stol për ndeshjen ndaj Arsenalit pikërisht në “Old Traford”. Trajner i Mançester Junajtidit do të jetë sërish Majkëll Karrik.

Sfidanti.al