Murinjo nuk humbet vetëm ndeshjen, por edhe ylli Abraham

Ndaj Interit nuk do të ketë në fushë sulmuesin kryesor të huazuar nga Çelsi, si dhe lojtarin tjetër Karsdorp. Të dy ishin në rrezik skualifikimi dhe do të jenë pikërisht të skualifikuar për ndeshjen e radhës në Serinë A pas katonit të verdhë të marrë në fushën e Bolonjës. Roma e Murinjos pra humbi ndeshjen 0-1, si dhe humbi lojtarë të rëndësishëm për sfidën me kampionët. Të verdha edhe për Perezin dhe Murinjon sepse protestuan për atë që e cilësuan si “masakër” ndaj Nikolo Zaniolos, që gjithashtu mori të verdhë për protesta. Trajneri portugez theksoi se “nëse do të isha në vend të Zaniolos do të mendoja se është shumë e vështirë për një lojtar të tillë që të luajë në Serinë A”. Kritika për arbitrin Paireto që sipas tij lejoi lojën e ashpër përtej limiteve. Marash Kumbulla këtë herë ishte në stol për Romën, ndonëse fillimisht u mendua se mund të luante sepse Smolling ishte në dyshim.

Sfidanti.al