Në atë kohë nuk u shpreh, por thjesht u përball në fushë me kundërshtarin duke rrezikuar kartonin e kuq që të dy. Nuk e ka harruar kush përplasjen mes Zllatan Ibrahimoviçit dhe Romelu Lukakut në ndeshjen e Kupës së Italisë, Milan-Inter, ndërsa pas shumë muajsh ylli suedez pranoi fajin. “Lukaku ka një ego tepër të madhe, – tha Ibra, – ai mendon se është një kampion dhe ai është padyshim shumë i fortë. Por, ai u përplas me Romanjolin dhe pastaj me Zelemekersin, ndaj unë ndërhyra, por ai më shau në nivel personal. U habita sepse kemi qenë shokë tek Mançester Junajtidi, ndaj reagova. Unë nuk i hap rrugë njeriu dhe e godita tek pika e dobët, ritualet fetare të nënës së tij. Aty ai e humbi kontrollin”. Gjithsesi, suedezi thotë se ndoshta magjitë e Lukakut mund të kenë ndikuar tek ai. “Në atë ndeshje ne humbëm, – tha ai, – unë dola me të kuq, pastaj u dëmtova, pra mund të ketë ndodhur diçka”.
Sfidanti.al