Forma e tij është kthyer ajo që ka qenë, ose thuajse e tillë sepse mosha 35-vjeçare nuk e lejon të vrapojë sikur të ishte 25. Po ashtu, janë rikthyer vrullshëm admiruesit e Lionel Mesit që kanë pushtuar rrjetet sociale duke lavdëruar atë që e cilësojnë si lojtarin më të mirë të historisë së futbollit. Gjithsesi, “vërshimi” ndodh edhe në stadiume, dhe ndodhi edhe kur Argjentina fitoi 3-0 ndaj Xhamajkës, në miqësoren e fundit përpara Kupës së Botës. Hyri në fushë në 56’ dhe shënoi në 86’. Në ato momente, në fushë hynë 3 tifozë që kaluan gardhin e sigurisë, madje njëri iu afrua Leos me telefon në dorë duke e trembur. U desh ndërhyrja e policisë përpara sesa Mesi të shënonte golin e tretë me goditje dënimi. Siç bëhet shaka në Tuiter, Mesi është i pari futbollist në histori që shkakton një “hatrik” pushtuesish të fushës.
Sfidanti.al