Ku duket që Brazili është favorit për Botërorin? Sepse ka yje pa fund!

Imagjinoni që në skuadrën e fundit të grumbulluar nga trajneri Tite, ndër 26 futbollistët e pranishëm aty, nuk mundën të hynin tre të shkëlqyerit e Arsenalit si Gabriel Zhezus, Martineli dhe Magaljaesh. Kaq e madhe është sasia e talentit të Brazilit. Pesë herë kampionët e botës janë kthyer më në fund në pozicionin e tyre tradicional, si favoritet për të fituar Kupën e Botës, diçka që kanë pasur gjithmonë, të paktën deri në 2002, por gjithashtu edhe në 2014. Nejmar dhe Vinisius janë liderët e sulmit, por edhe Risharlison. Po ashtu, janë dy portierët e shkëlqyer si Alison dhe Ederson. Brazili ka 7 fitore radhazi me 26 gola të shënuar e vetëm 2 të pësuar.

Sfidanti.al