Presidenti i Paris SG po përpiqet të forcojë dy aleanca këto kohë. Edhe pse është përfaqësuesi i një projekti shtetëror, që mbështetet nga miliardat e Katarit, sërish Naser Al Helaifi dëshiron të paraqitet si një “paneuropian” dhe si një “tradicionalist” futbolli. Për këtë arsye, sheiku sulmon projektin e Superligës Europiane, që ka si përfaqësues më të shquar Realin, Barcelonën dhe Juventusin, por veçanërisht klubin katalanas me veprimet e fundit që shiti aksione të bizneseve për të siguruar para e për të forcuar lojtarë. “Nuk e di nëse kjo që ka bërë Barcelona është e lejueshme ligjërisht”, – tha ai, ndërsa përpiqet të sigurojë edhe aleancën me UEFA-n përveç asaj me tifozët tradicionalistë europianë.
Sfidanti.al