Arriti një sukses të madh me përfaqësuesen dhe do të synojë të fitojë Ligën e Kombeve. Natyrisht, Kroacia më parë do të duhet të luajë në Kupën e Botës në Katar, ndërsa Luka Modriç si çdo profesionist tjetër do të përpiqet të japë kontributin tek Reali. Këtë nuk do të mundë ta bëjë menjëherë, sepse ylli 37-vjeçar u kthye i dëmtuar nga grumbullimi me Kroacinë dhe dy ndeshjeve të luajtura. Sipas mediave madrilene, kroati do të mungojë nga 8 deri në 10 ditë, që do të thotë do të humbasë sfidat ndaj Osasunës, Shahtarit (Champions) dhe Getafes, ndërsa shpresohet të luajë disa minuta kundër ukrainasve në Ligën e Kampionëve në ndeshjen e dytë, për të qenë gati për El Klasikon në “Bernabeu” në 16 tetor ora 16:15.
Sfidanti.al