Lebroni i nderuar që ndjek “rekordin më të dëshiruar” të NBA-së!

Së pari, është shumë i lumtur që emri i tij krahasohet me legjendat më të mëdha të basketbollit amerikan si Majkëll Xhordan, Uilt Çembërlen apo Karim Abdul-Xhabar. “Mbreti” i koshit është një kandidat i fortë për të qenë më i miri i të gjitha kohëve, e sidomos ekziston sfida e pafundme mes tij dhe “Air Xhordanit”. Nga ana tjetër, ndërsa pritet të nisë sezoni i radhës i NBA-së, Lebroni është pranë një rekordi të madh. Ai ka 37 062 pikë të shënuara në sezonin e rregullt, dhe i duhen vetëm 1 355 për të mbërritur legjendarin Abdul-Xhabar që mban rekordin me 38 387. Tashmë, ai ka lënë pas personalitete si Karl Maloun, Kobi Brajant, Majkëll Xhordan, Dirk Novicki apo Uilt Çembërlen, që kanë të gjithë mbi 30 000 pikë. “Jam i nderuar që po ndjek “rekordin më të dëshiruar në NBA”, – tha Xhejmsi.

Sfidanti.al