Natyrisht është shaka, ndërsa është e vërtetë që kjo e diel do të jetë një ditë e shënuar në kampionatin italian të futbollit. Maria Sole Ferrieri Kaputo do të bëhet e para arbitre femër që do të drejtojë një ndeshje të Serisë A, dhe kjo gati 130 vjet pas themelimit të turneut. Liga italiane njoftoi se kështu u vendos nga përzgjedhësit e gjyqtarëve pikërisht për ndeshjen Sasuolo-Salernitana, ndërsa Kaputi ka pasur ndeshje më parë në Kupën e Italisë dhe në Serinë B. Po ashtu ka punuar me futbollin e femrave në nivel ndërkombëtar. Pritet që tashmë UEFA ta “gradojë” edhe në Ligën e Konferencës, Ligën e Europës dhe pse jo edhe në Champions.
Sfidanti.al