Mesi apo Ronaldo? Van Basteni ka një kompliment dhe një përjashtim për Leon!

Legjenda holandeze nuk ka dyshim kur vjen puna te krahasimi i dy yjeve më të mëdhenj të epokës. Për Marko Van Bastenin, tri herë fitues i Topit të Artë, Lionel Mesi është më i mirë se Kristiano Ronaldo, thjesht sepse është një magjistar i lojës. “Ata që thonë se Kristiano është më i mirë se Mesi nuk marrin vesh nga futbolli, – thotë ish-sulmuesi i Holandës, Ajaksit dhe Milanit, – Mesi është i veçantë në llojin e tij, ai bën pjesë tek gjenitë e futbollit. Një lojtar i tillë vjen një herë në 50 apo në 100 vjet”. Gjithsesi Van Basteni, e lë argjentinasin jashtë podiumit të më të mirëve për të gjitha kohët. “Pele, Maradona dhe Krujfi janë më të mirët sipas mendimit tim”, – tha ai. Duket se Mesi është “marrë në qafë” nga fakti që Van Basteni e ka patriot Krujfin, ndaj ia ka zënë vendin që duhej të kishte krah Pelesë dhe Maradonës.

Sfidanti.al