Një nga futbollistet e njohura të botës pati momentin e saj më të keq të jetës. Heira Hamdaui e Paris SG u sulmua në një makinë në kryeqytetin e Francës, ndërsa ndodhej aty bashkë me një shoqe të ekipit, të cilën më pas e arrestuan, por e liruan pasi nuk kishte prova se ajo kishte bashkëpunuar në sulm. “Mendova se do të vdisja, – thotë Heira në një intervistë për “L’Ekipin”, – sulmi ishte me egërsi të paparë. Nuk dua që të flas për jetën time private, por sulmi nuk kishte lidhje me Erik Abidalin”. Kthimi në fushën e lojës nuk ishte i lehtë, pasi u desh rikuperimi fizik, por sidomos ai psikologjik, ndërsa një pjesë e tifozëve e vërshëllyen kur doli në fushë për herë të parë që pas agresionit.
Sfidanti.al