Mercedesi bën presion me Xhorxh Rasellin, Hamiltoni pranon një kusht

Një “martesë” me interes është gjithnjë e tillë, e pandryshueshme, sado premtime për besnikëri e sado fjalë të bukura të thuhen. Në sportin profesionist, kjo është shumë e dukshme kur vjen puna te kontratat, dhe për yjet vlejnëmë shumë puthjet tek firmat nëpër letra sesa puthjet e stemës së klubit në fanelë (nuk e dimë nëse tifozët janë plotësisht të ndërgjegjshëm për këtë). Ljuis Hamilton dhe Mercedes janë gjithashtu një çift i “kurorëzuar” mbi bazën e interesit reciprok, dhe tani që diskutohet kontrata e re, dalin në media detaje aspak të këndshme.

Hamiltoni kërkoi një rinovim me 4 vjet, pavarësisht moshës 36-vjeçare, dëshiron një rrogë prej 40 milionë eurosh në vit, kërkon të zgjedhë shokun e skuadrës dhe të vendosë veton për gjëra të tjera, përveçse gjëra ekstravagante si një makinë e veçantë Mercedes si dhuratë! Gjithsesi, lajmet janë që Hamilton ka pranuar një kusht të panegociueshëm nga Mercedesi, pra nga kompania Daimler. Në kushtet e krizës ekonomike të koronavirusit, skuadra nuk jep më shumë se një vit kontratë, me të drejtë rinovimi me një vit tjetër. Logjike, duke pasur parasysh moshën 36-vjeçare, ndërsa presioni u bë me anë të pilotit të ri, Xhorxh Rasëll, që shkëlqeu me Mercedesin sezonin e kaluar kur Hamiltoni ishte me Kovid 19. i ndërgjegjshëm për këtë, 7 herë kampioni i botës duket se e ka pranuar këtë kusht.

Sfidanti.al