Mekmanaman për “ferrin” e “Kamp Nout”: Në Angli, i priste burgu

Stiv Mekmanaman është një nga anglezët e paktë që ka luajtur dhe ka pasur sukses tek Reali. Liverpulasi që doli kampion i Europës me “merengesit” në vitet 2000 e 2002, kujton “El Klasikot” që luheshin atëherë dhe i kujton jo me ndonjë kënaqësi të veçantë. “Unë nuk e dija se çfarë ishte një derbi i tillë, – thotë Mekmanaman, – është politikë, histori, është shumë më tepër se futboll”.

“Nja 100 metra larg stadiumit nuk kishte fare polici, – kujton ai, – aty mblidheshin tifozët që ulërinin kundër nesh, na shanin dhe hidhnin sende të forta kundër xhamave të autobusit tonë. Ne mblidheshim në qendër të autobusit dhe vetëm dëgjoheshin zhurmat e sendeve që përplaseshin. Nëse kjo do të ndodhte në Angli, ata njerëz që do të përfundonin në burg, por në “El Klasiko” ishte diçka normale”.

Sfidanti.al