Shumë po flitet se Nejmar do të shkojë tek Reali i Madridit në 2019. Mediat kryesore europiane janë të sigurta dhe kur ato japin garanci të tillë, do të thotë se një transferim i tillë është jo vetëm i mundur, por edhe i diskutuar, veçse hesapet duhen bërë edhe me “hanxhiun”. Përveç Nejmarit, “hanxhiu” në këtë rast është edhe Paris SG, apo më saktë presidenti dhe pronari i klubit, Naser Al Helaifi.
“Nejmar tek Reali i Madridit? – u pyet ai, – e pamundur. Nuk ka asnjë shpresë”. Blerja e shekullit u realizua nga Barcelona për 222 milionë euro, ndërsa nuk dihet nëse Reali do të jetë i gatshëm të japë më shumë, por Al Helaifi flet në parim, dhe jo thjesht për një biznes të momentit. Ai po përpiqet ta bëjë PSG-në po aq të madh sa Realin, madje edhe më të madh, ndaj edhe i duhet çdo yll që ka marrë, Nejmar, Mbape, Kavani apo të tjerët.
Sfidanti.al