Mediat italiane festojnë fitoren e të kaltërve me … këngë napolitane!

Kampionati padyshim që ishte i fituar edhe nëse do të ishte humbur sfida ndaj Juventusit në Torino. Seria A e ka gjetur me kohë pronarin këtë sezon, ndërsa mediat italiane patën lavdërime për ekipin e trajnerit Luçiano Spaleti. “O dielli yt”, bën lojë fjalësh “La Gazeta delo Sporti”, duke perifrazuar këngën e njohur italiane “O dielli im”, “O sole mio”: Napoli në festë, të dielën mund të vijë titulli!

“Napoli je!, titullon “Il Korriere delo Sporti”, mund Juventusin, të dielën mund të festojë titullin para televizorit! Lazio është 17 pikë larg!” Napoli del kampion të shtunën nëse mund Salernitanën në stadiumin “Maradona” dhe nëse Lacio nuk fiton në fushën e Interit të dielën në ndeshjen e orës 12:30. Kombinim që duket se i ka të gjitha shanset që të ndodhë. 10 000 tifozë pritën autobusin e skuadrës në Kapodikino në një festë që napolitanët kishin 30 vjet pa e provuar.

Sfidanti.al