Shumë tifozë në rrjetet sociale kritikuan ashpër arbitrin për dy golat e anuluar, veçse trajneri bardhezi nuk diskutoi aspak për këtë. Tekniku i Juventusit, Maks Alegri, vlerësoi ekipin e tij që mbetet në zonën Champions në Serinë A, ndonëse priten vendimet e gjyqit, ndërsa humbja me Napolin duket se nuk e tronditi shumë. “Jam shumë i kënaqur për djemtë, – tha ai, – Ka shumë aspekte pozitive. Le të harrojmë humbjen, sepse të mërkurën kemi një ndeshje shumë të vështirë dhe të ndërlikuar. Napoli e kishte fituar kampionatin që më parë. E meriton dhe i bëj komplimentet e mia sepse ka zhvilluar një sezon të jashtëzakonshëm, dhe është e drejtë të festojnë ashtu siç duhet”.
Sfidanti.al