Në sezonin 2004-2005 u realizua një arritje që nuk është prekur deri më sot. Çelsi i Zhoze Murinjos pësoi vetëm 15 gola në 38 ndeshje të sezonit të Premier Ligës atë vit futbollistik, që mbetet edhe rekordi për marrjen e golave në portën tënde. Gjithsesi, Barcelona e këtij sezoni, e drejtuar nga trajneri Ksavi Hernandez, është shumë afër vendosjes së një rekordi të ri. Katalanasit kanë pësuar vetëm 9 gola në 30 ndeshje të La Ligës, nga të cilat nuk ka lejuar që t’i preket porta në 23 sfida. Kanë mbetur edhe 8 ndeshje deri në fund, dhe rekordi i Murinjos duket shumë pranë rrëzimit.
Sfidanti.al