Xhakomo Vrioni i dërgon “sms” Silvinjos me dy gola nga Amerika!

Iu bënë tre goditje në shenjë, ndërsa kontributi i tij sa vjen e rritet. Xhakomo Vrioni është padyshim një nga lojtarët shqiptarë më të dalluar të kësaj fundjave pasi realizoi dy gola në Ligën Profesioniste të SHBA-së. Sulmuesi 24-vjeçar, që vjet fitoi Këpucën e Artë në Bundesligën austriake, shënoi dy herë në vetëm 4 minuta. Falë edhe paraqitjes së Vrionit, ekipi i tij Nju Inglënd Revolushën arriti suksesin 2-1 ndaj Sporting Kanzas Sitit. Jo vetëm kaq, por edhe mbajti vendin e parë në Konferencën Lindore në Ligën Profesioniste amerikane.

Për Vrionin sezoni nuk ka qenë i lehtë, edhe pse janë luajtur vetëm 8 ndeshje deri tani. Sulmuesi shqiptar, edhe pse erdhi si shënuesi më i mirë i Bundesligës austriake, ka luajtur vetëm tri herë si titullar, disa herë nga pak minuta si zëvendësues dhe në një sfidë ka qendruar gjatë gjithë kohës në stol. Gjithsesi, kjo ndaj Kanzas Sitit ishte e dyta ndeshje radhazi që nga minuta e parë. Ish-lojtari i Akademisë së Juventusit ka shënuar tre gola deri tani në futbollin amerikan, ndërsa pret një ftesë trajneri i kombëtares Silvinjo për ndeshjet e qershorit në eliminatoret e Europianit.

Sfidanti.al