Rrahmani: Mbajeni mend gjithë jetën këtë foto!

Mbrojtësi i Kosovës është pjesë e skuadrës së madhe të Napolit që është praktikisht kampion i Italisë këtë sezon. Amir Rrahmani është ndër ata lojtarë që janë pasardhësit e denjë të Maradonës, Karekës e Alemaos bashkë me të tjerët, ndonëse në fitoren 1-0 ndaj Juventusit në Torino luajti fare pak sepse ka qenë i dëmtuar. Gjithsesi, në përfundim Rrahmani ka botuar në rrjetet sociale foton e festimit në dhomën e zhveshjes në stadiumin “Alianc” të Torinos. “Mbajeni mend këtë foto për gjithë jetën”, shkruan Rrahmani.

Sfidanti.al