E nisi me këmbën e mbarë. Flamurtari ne basketboll per femra fiton ndeshjen e pare finale per titullin kampion. Ekipi vlonjat mposhti në shtëpi Partizanin 73-58, në një sukses të merituar. Sfida ishte emocionuese ne Pallatin e Sportit ne Vlore mes dy ekipeve me te mira të vendit ne basketboll per femra. Gjithsesi, perkrahur edhe nga publiku, Flamurtari zhvilloi ndoshta nje nga lojrat me te mira duke dominuar nga fillimi deri ne fund pavarsisht se Partizani ka në përbërje plot 6 basketbolliste te huaja. Pjesa e pare u mbyll 40-30 per vajzat vlonjate, qe edhe pas pushimit treguan me shume deshire dhe cilësi ndersa mbyll krejt takimin 73-58. Takimi i dyte final do te luhet këtë të mërkurë ditesh ne kryeqytet, ndërsa kampion shpallet ai ekip që arrin i pari tri fitore.
Sfidanti.al