Mund të vijë dita që të largohet nga shtëpia, por gjithsesi të mos bëjë ndonjë tradhëti. Harri Kejn mund të jetë lojtar i Bajernit verën e ardhshme, gjithnjë nëse arrihet akordi mes të gjitha palëve. Ajo që dihet është që bavarezët kanë nisur bisedimet dhe sipas gazetarit gjerman, Pletenberg, “Kejni mund ta imagjinojë veten të veshur me fanelën e Bajernit”. Një konkurrent i rrezikshëm si Man. Siti është “hequr qafe” sepse ka marrë Erling Halandin, ndërsa Totenhemi do ta ketë të vështirë ta mbajë sulmuesin kryesor sepse kontrata e tij përfundon në 2024. Pra, në 2023 do të ketë vetëm 12 muaj kontratë! Pletenberg thotë se vlera e kartonit të kapitenit të Anglisë mund të jetë 90 milionë euro, ndonëse Spërsat mund të kërkojnë 120 milionë.
Sfidanti.al