Nuk është problemi vetëm se u humb një ndeshje, sepse mund të ndodhë, edhe kur është me një rival direkt për titull si Napoli. Milani i trajnerit Stefano Pioli ka shfaqur disa probleme që në fund të sezonit të kaluar nuk i kishte. Padyshim, që mungesat ndikojnë pasi Leao nuk ishte, Ibra po ashtu me dëmtim, ndërsa pas duelit me napolitanët ka shqetësime të tjera. Teo Hernandez, Kalabria dhe Tonali kanë probleme muskulore dhe nuk dihet sesa mund të mungojnë. Sidoqoftë, problemi më i madh për Piolin duket mbrojtja pasi ka pësuar 7 gola në 5 ndeshjet e fundit, diçka që edicionin e kaluar nuk ndodhte. A do të mundet trajneri të ndreqë situatën për 2 javë?!
Sfidanti.al