Ndoshta ishte një lojë e vërtetë nga ana psikologjike, apo ndoshta ishte diçka e detyrueshme. Gjithsesi, rëndësi ka fakti që Lionel Mesi dhe Kilian Mbape u kthyen në stërvitje për Paris SG pikërisht në prag të ndeshjes ndaj Bajernit në Champions. Trajneri bavarez, Nagelsman e kishte parashikuar që Mbapeja do të kthehej në stërvitje dhe i doli fjala. Natyrisht, mbetet të shihet se në çfarë kushtet fizike do të jenë dy yjet kryesorë të ekipit, të cilët kanë munguar në ndeshjet e fundit për shkak të dëmtimeve. Ajo që mund të thuhet është që Bajerni do të ketë më shumë probleme sesa nëse dy yjet do të ishin jashtë.
Sfidanti.al