Pioli: Ndeshja ndaj Totenhemit, më e rëndësishmja e jetës sime!

Karrierën nuk e ka shumë të gjatë dhe shumë të suksesshme, por gjithsesi titulli i fituar me Milanin sezonin e kaluar ishte një kulm. Stefano Pioli tani ka një detyrë të madhe përpara vetes, atë që me ekipin kuqezi të kalojë në çerekfinale të Championsit. Shumë e vështirë, ndërsa këto kohë ekipet italiane nuk kanë pasur sukses, e për më tepër që Milani nuk po kalon një periudhë të mirë. “Ndeshja ndaj Totehemit është më e rëndësishme e karrierës sime, – thotë Pioli, – synimi ynë është kualifikimi. Do të duhet një Milan i nivelit më të lartë. Mendoj se jemi në lartësinë e duhur”.

Sfidanti.al