Familja Glejzërs mesa kuptohet nuk do të vazhdojë me këtë pronësi. Mançester Junajtidi sipas të gjitha gjasave do të gjejë aksionerë të tjerë, afati për blerjen e tyre po afron ndërsa kërkesa e miliarderëve amerikanë është 4.5 miliardë paundë stërlina. Mediat angleze shkruajnë se mundet që Elon Mask të jetë i interesuar për të blerë këto aksione, dhe se pasuria e tij prej gati 200 miliardë USD mund t’ia lejojë këtë gjë. Masku cilësohet si njeriu i dytë më pasur i botës dhe tifozët do të donin që ai të ishte pronari.
Sfidanti.al