NBA, Bostoni mund Memfisin edhe pse Tatëm nuk ishte në maksimum!

Vetëm dy ndeshje, por të dyja spektakolare në mbrëmjen e fundit të basketbollit amerikan. Sfida më e rëndësishme ishte ajo e “TD Garden” të Boston mes Sëlltiks dhe Memfis.  Vendasit fituan me 10 pikë diferëncë në rezultatin e përgjithshëm 119-109.  Me yllin Xhejzon Tatum që bëri një paraqitje nën mesatare të mbyllur me vetëm 16, loja e skuadrës ishte çelësi i suksesit për Boston, pasi plot tetë lojtarë shënuan me shifra dopjo. Gjithsesi një rol protagonist kishte Derrik Uajt me 23 pikë dhe 10 asist për shokët e tij. Kjo ishte fitortja e 41-të sezonale për Sëlltiks që blindojnë vendin e parë në Konferencën e Lindjes. Dramatike ishte triumfi i Toronto kundër Detroit me vetëm një pikë diferencë 119-118. Reptors fituan falë goditjeve të lira të Açiua vetëm katër sekonda nga sirena finale. Por heroi i vërtetë i skuadrës kanadeze ishte Fred Van Vlit, autor i 35 pikëve. Nga ana tjetër, për Pistons nuk mjaftoi paraqitja e Bogdanoviç që shënoi 33 pikë në këtë ndeshje.

Sfidanti.al