Një drejtues me të vërtetë i zoti, dhe është një fat për Interin që e ka në përbërje. Bepe Marota u tregua fitues që kur ishte tek Sampdoria, pastaj tek Juventusi e tani në Milano, ndërsa pyetet se çfarë do të bëhe me Dibalën. “Pauli ishte dhe mbetet një mundësi e madhe, që do të donim ta kishim, – theksoi Marota, – është një lojtar për të cilin kam një dashuri të veçantë. Gjithsesi, përsa i përket sulmit, jemi shumë të fortë edhe kështu siç jemi, kemi shumë lojtarë të mirë dhe është trajneri njeriu që do të merret me ta”. Interi ka Lukakun, Lautaro Martinezin, Korrean dhe Edin Xhekon që nuk dëshiron të largohet, edhe mund të jetë zgjedhje jo e parë.
Sfidanti.al