Sfiduesi i traditës, Nik Qirios, akuzohet për sulm ndaj së dashurës!

Po ndodh në Uimbëlldon, në Londër, me një personazh që edhe pëlqehet, por edhe që urrehet. Nik Qirios akuzohet se ka sulmuar të dashurën, Kiara Pasari, ndërsa ndodhet në Grand Slemin e tenisit në kryeqytetin britanik. Mediat vendase bëjnë me dijë se australiani akuzohet se ka bërë më parë sulmin, që në dhjetor 2021 në Kanberrë të Australisë, ndërsa prej një viti çifti kishte probleme derisa erdhi puna tek ndarja. Policia po merret me hetimin e kësaj akuze, ndërsa gjithçka vjen në kohën më të papërshtatshme për Qiriosin që përgatitet për ndeshjen çerekfinale në Uimbëlldon. Në këtë turne, australiani la përshtypje të keqe me sjelljen e tij dhe me përplasjen me yllin grek, Stefanos Cicipas, ndërsa sfidoi rregullat tradicionale që kërkojnë veshje krejtësisht me të bardha, duke pasur kapelë dhe atlete të kuqe.

Sfidanti.al