Përgatitjet janë kryer të gjitha dhe tani erdhi koha e së vërtetës. Tirana, pasi përfundoi fazën përgatitore në Turqi, dhe pasi ruajti thuajse të gjithë ekipin e vjetshëm, do të nisë nesër aventurën europiane të radhës. Kampionët e Shqipërisë udhëtuan sot në mëngjes drejt Luksemburgut, ku nesër do të luajnë ndeshjen e parë të raundit të parë eliminator në Champions ndaj Dudelanzhit vendas. Lajmet për kryeqytetasit janë të mira, edhe pse kundërshtari pritet të jetë i fortë pavarësisht se flitet për ekip nga Luksemburgu. Trajneri Orges Shehi nuk ka probleme me dëmtimet apo pezullimet, ndaj pritet të luajë me formacionin më të mirë të mundshëm.
Duke nisur nga porta me Bekajn, mesfushën me Toshevskin, Behiraçen, Najdovskin dhe Ismajlgecin, mesfushën me Aleksin ose Hilën, Totren e Limajn, si dhe sulmin e përbërë nga Xhixha, Seferi e De Silva. Ndeshja luhet nesër në orën 19:30 në stadiumin e Dudelanzhit, me ekipin vendas që është lehtësisht favorit për të fituar. Tirana kthehet në Europë pas dy sezonesh, sepse vjet nuk arriti që të kualifikohej, dhe do të synojë të bëjë të paktën atë që realizoi në 2020 me trajnerin Emanuel Egbo. Në Champions, Tirana kaloi Dinamon e Tbilisit dhe pastaj u eliminua pa fat nga kampionia e Serbisë, Crvena Zvezda e Beogradit duke arritur deri në plej ofin e Ligës së Europës ku u mund nga Jang Bojsi i Zvicrës.
Sfidanti.al