Europiani i femrave humb futbollisten më të mirë të botës, Putejasin!

Një goditje e rëndë për Spanjën, por edhe për gjithë ata që duan këtë sport. Kampionati Europian për femra humbi futbollisten më të mirë jo vetëm të Europës, por edhe të gjithë botës, dhe kjo është katalanasja Aleksia Putejas. Fituesja e Topit të Artë në 2021 në krah të Lionel Mesit pësoi një dëmtim të rëndë në gju, duke këputur ligamentet kryq e duke u përjashtuar nga skuadra e Spanjës në Euro 2022. Futbollistja e Barcelonës, kampione e Spanjës dhe finalist e Championsit me katalanasit, e pësoi dëmtimin në stërvitje.

Sfidanti.al