Kampionët e Botës të Italisë’82 thonë se Serinë A e fiton Interi

Pra, Kristjan Asllani duhet të varë medaljen e artë në qafë në muajin maj, gjithnjë sipas kësaj ankete të bërë nga “La Gazeta delo Sport”. E përditshmja e shquar italiane ka intervistuar kampionët e botës të kombëtares së të kaltërve në 1982 se cili do të jetë kampioni I Serisë A për këtë sezon. Të tillë si Dino Xof, Antonioni, Xhentile, Kabrini, Kolovati apo Bruno Konti “votuan” që favorit për titullin është Interi I Simone Inzagit, sidomos pas mbërritjes së Romelu Lukakut. Sipas tyre, Milani e Juvja janë rivalë të fortë, por zikaltërit do t’ia dalin.

Sfidanti.al