Diego Armando Maradona publikon një foto ku ai është në tryezë gati të konsumojë një vakt të shijshëm e të bollshëm. Në këtë foto të postuar në Instagram, El Pibe De Oro po përgatitet të shijojë një pizza me një peshk të madh përsipër. Fotoja në vetvete bëri që shpërthejnë komentet në rrjetin e njohur social, por dialogu i këndshëm mes Maradonës dhe ish tenistit David Nalbandian e përmirësoi akoma më shumë situatën
‘U uroj të gjithëve një të dielë të këndshme, sidomos argjentinasve. Ju faleminderit për përshëndetjet dhe komentet. Jam shumë mirë dhe po I kërkoj Zotit t’I japë fund kësaj pandemia sa më shpejt të jetë e mundur. Një përqafim për të gjithë-shkruante Diego Armando Maradona përkrah fotos së tij
Mes përgjigjeve të shumta, spikati pikërisht ajo e Nalbandian që fillimisht ‘vetëftohet’ dhe më pas i propozon Maradonës një drekë së bashku me të përfunduar periudha e kufizimit nga Coronavirus.
Përgjigjja e Maradonës ishte e menjëhershme me El Pibe De Oro që I tha Nalbandian: ‘Nuk bën asnjëherë ‘like’ te une dhe tani sheh peshkun dhe bëhesh menjëherë miku im…’.
Sfidanti.al