Japoni, kampionati me tifozë në stadium në 10 korrik

Divizioni më i lartë i futbollit japonez J-League do të rinisë në 4 korrik me sfidën mes kampionëve në fuqi të Yokohama Marinos dhe Uraës Reds në Saitama  Stadium, 4 muaj pas ndërprerjes për shkak të coronavirusit.

Lega Japoneze e Futbollit bëri të ditur programet e rishqyrtuera dhe të korrektuara për të 3 divizionet e këtij kampionat me skuadrat që do të sfidojnë skuadrat e të njëjtit rajon gjatë gjithë muajikkorrik për të kufizuar udhëtimet, ndërkohë që rreziku i infektimit mbetet i lartë.

Sipas agjencisë japoneze të lajmeve Kyodo Neës në faqen e saj të internetit, të gjitha ndeshjet do të zhvillohen ifillimisht me dyer të mbyllura, me Legën që parashikon rikthimin gradual të tifozëve në stadium që nga 10 korrik.

Sfidanti.al