Lukaku është penduar për Çelsin, mos do të kthehet tek Interi?!

Në mënyrë diplomatike së pari u kërkon falje tifozëve zikaltër, dhe pranon një gabim. “Mënyra sesi u largova nga Interi nuk ishte ajo e duhura, – thotë Romelu Lukaku, – u kërkoj falje tifozëve. Shpresoj të kthehem, ndërsa Interi është gjithnjë në zemrën time”. Nuk dihet sesa mund ta vendosin tifozët zikaltër dorën në zemër për ish-idhullin e tyre, ndërsa sot ekipi i Simone Inzagit po fiton me sulmues si Xheko, Lautaro apo Korrea. Gjithsesi, duket se ka një mundësi që Lukaku edhe mund të largohet nga Çelsi, ndonëse nuk e thotë këtë gjë. “Fizikisht jam shumë mirë, jam më mirë se më parë, – thotë belgu, – kjo pas dy vitesh që punova në Itali me përgatitës atletik, dhe ushqyes (nutricionist). Nuk jam i kënaqur me gjendjen tek Çelsi. Trajneri ka zgjedhur të luajë me një mënyrë tjetër, por unë duhet të punoj fort si profesionist”.

Sfidanti.al