Në Gjermani zemërohem me një media angleze për Nojerin!

“Mëkati” i një agjencie britanike lajmesh ka lidhje me portierin e Bajernit. Manuel Nojeri qenka “snobuar” në Angli në garën për 10 portierët më të mirë të vitit, dhe kjo gjë i ka zemëruar mediat bavareze që e kanë shumë të shtrenjtë gjithçka që ka lidhje me ekipin e tyre. Në vend të parë është renditur David De Gea i Man. Junajtidit me mbi 7.6 pritje për ndeshje, për të vazhduar me Hoze Sa të Uolvesit, Rimanin e Bohumit, Dimitrievskin e Vajekanos e kështu me radhë. Kritika ka lidhje me sistemin e përdorur për renditjen sepse theksohet që është bazuar tek numri i pritjeve për ndeshje, diçka që penalizon portierët që luajnë me skuadra të mëdha, dhe që kanë më pak gjuajtje në portë si Nojeri i Bajernit, Edersoni i Man. Sitit, Handanoviçi i Interit, Kurtuaja i Realit apo Alisoni i Liverpulit.

Sfidanti.al